Site icon Telegrafi

Bankat britanike ende nuk janë përgatitur për BREXIT-in

Shqetësimet e bankave për BREXIT ka qenë tema kryesore e një sondazhi të sektorit të shërbimeve financiare në Britani të Madhe, pavarësisht se ndjesia e bizneseve është stabilizuar në tremujorin e dytë dhe rekrutimet janë përshpejtuar.

Sondazhi i Konfederatës britanike të Industrisë dhe PwC ka anketuar firma në të gjithë sektorin financiar të Britanisë së Madhe dhe ka zbuluar se një e treta e bankave nuk kanë besim se do të zbatohen të gjithë planet e BREXIT-it deri në mars të vitit që vjen, raporton Scan.

Huadhënësit ishin gjithashtu të shqetësuar për statusin e kontratave përtej kufijve gjatë periudhës së tranzicionit që përfundon në vitin 2020. Marrëveshja për tranzicionin që nis në mars të 2019-së, nuk është ratifikuar ende në mënyrë që t’i japë firmave financiare siguri ligjore.

Marrëdhënia e ardhshme mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian për shërbimet financiare, që është sektori më i rëndësishëm ekonomik i vendit, nuk është rënë dakord ende. Mungesa e qartësive ka bërë që bankat dhe kompanitë e sigurimeve të themelojnë qendra në Evropë.

Konfederata e Industrisë Britanike bëri të ditur se kanë kaluar tre vite që nuk shihet ndonjë përmirësim i dukshëm në ndjesinë e firmave të shërbimeve financiare.

“Në mënyrë që sektori të vazhdojë të thithë investime dhe krijojë vende pune pas BREXIT-it, Qeveria duhet të arrijë një marrëveshje unike me Brukselin”, thuhet në sondazh.

Rekrutimet janë rritur për tremujorin e dytë radhazi dhe investimet në teknologjinë e informacionit pritet të rriten me normën më të shpejtë në tre vite, nxitur nga shërbimet dhe rregulloret e reja. /Telegrafi/

Exit mobile version