Telegrafi

Bankat amerikane nuk pranojnë fajin për krizën financiare

Bankat kanë bërë disa gabime dhe shumë firma kanë hyrë në rreziqe të mëdha, tha John Mack, shefi i administratës së bankës investuese Morgan Stanley. Megjithatë autoritetet mbikqyrëse është dashur të ndërhyjnë.

Bankat vetëm kanë plotësuar dëshirat e investuesve për rreziqe të mëdha, sqaroi shefi i bankës Goldman-Sachs, Lloyd Blankfein.

Komisioni hetimor u krijua duke marrë si model Komisionin Pecora, i cili pati hetuar tronditjen shkatërrimtare të bursës në vitn 1929.

Si rezultat atëherë u krijua autoriteti mbikqyrës i bursës SEC. Këtë të enjte do të merren në pyetje përfaqësues të qeverisë dhe të autoriteteve.