Telegrafi

Bankat amerikane kanë kapital të mjaftueshëm

"Pjesa dërmuese e bankave kanë më shumë kapital se ai i domosdoshëm, me çka mund të konsiderohen si mirë të kapitalizuara", deklaroi Gajtner në dëshmimin para Komisionit të Kongresit, detyra e të cilit është kontrolli i zbatimit të programit qeveritar për ndihmë institucioneve financiare amerikane të goditura nga kriza. 

Gajtneri, deklarata e të cilit nxiti rritje të aksioneve në bursë, bëri të ditur se ka indikacione se ngadalë është duke u kthyer besimi në tregun kreditor.

Ministri i Financave theksoi se Qeveria amerikane ka mjete të mjaftueshme për t`u ndihmuar bankave nëse paraqitet nevoja për këtë.

Disa institucione financiare publikuan rritje të fitimit dhe rritje të të ardhurave në kuartalin e parë të këtij viti.