Telegrafi

Banka zvicerane UBS nën presion nga SHBA

Kërkesa ligjore e bërë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara ditën e enjte, vjen një ditë pasi banka UBS pranoi të zbuloj hollësitë për disa qindra klientë që dyshohen për mashtrime me taksat.

Banka pranoi gjithashtu që t’i paguante qeverisë amerikane 780 milion dollarë, pasi pranoi se një pjesë e personelit të bankës kishte ndihmuar këta klientë që të hapnin llogari sekrete bankare.

Qeveria zvicerane tha se SHBA ishte sjellë me prepotencë ndaj bankës UBS duke e bërë atë që të lironte rregullat bankare, përsa i takon informacioneve sekrete.

Përpjekje mashtruese për t’u shmangur taksave nuk janë të jashtëligjshme në Zvicër.

Hans Rudolf Merz, presidenti i bankës mbeti pa fjalë.

"Çfarë prisni që t’ju them. Mendoni se jam i lumtur lidhur me të gjithë këtë që ka ndodhur?"

"Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka ushtruar presion mbi UBS duke thënë se, nëse deri më 18 shkurt nuk paraqiteshin informacionin, do të lëshohej një padi."

"Kjo mendoj se do të ishte e rrezikshme për bankën dhe për ekonominë zvicerane. UBS duhet të vepronte," tha zoti Merz. /bbc/