Telegrafi

Banka Qendrore paralajmëron krizë financiare në Slloveni

“Deficiti buxhetor i këtij viti do ta kapërcejë kufirin e gjashtë përqindshit, tha shefi i Bankës Qendrore, Marko Kranjec për gazetën Veçer të Lubjanës.

Ndihmat shtetërore për bankën Nova Ljubljanska Banka (NLB) dhe Hekurudhat Sllovene e kanë rritur deficitin.

Kranjec bëri thirrje për uljen e borxhit publik këtë vit, borxh që pritet të zë 43 për qind të rritjes ekonomike.

Ekziston droja se Sllovenia do të kthehet në rastin tjetër problematik, në krizën e borxheve evropiane. /Telegrafi/