Telegrafi

Banka Qendrore në SHBA blen obligacionet shtetërore

Siç bëri të ditur FED-i në Uashington, për këtë qëllim deri në mes të vitit të ardhshëm do të blihen obligacione shtetërore me vlerë prej gjithsej 600 miliardë dollarësh.

Shefi i FED-it Ben Bernanke, e argumentoi këtë vendim me zhvillimin e ngadaltë të ekonomisë. Rimëkëmbja e ekonomisë dhe tregut të punës po përparojnë shumë ngadalë, tha Bernanke. Kuota e papunësisë në SHBA është 10 për qind. /Telegrafi/