Telegrafi

Banka Qendrore Evropiane: Coronavirusi rrit pasigurinë për rritjen ekonomike

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde tha se përhapja e coronavirusit të ri kinez po sjellë një “dozë të re të pasigurisë” në rritjen ekonomike.

Ndërsa kërcënimi i “luftës tregtare” SHBA-Kinë duket se po zbutet.

“Coronavirusi po shton një dozë të re të pasigurisë”, tha ajo në një konferencë në Paris.

Deklarata shënon një ndryshim nga toni mjaft optimist i këndvështrimit ekonomik të eurozonës, i bërë nga francezja në janar pas takimit të fundit të politikës monetare të BQE-së.

Sidoqoftë, ish-drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar është përpjekur të argumentojë ndryshe, duke argumentuar se BQE dëshiron të mbajë të ulëta normat e interesit dhe të vazhdojë të blejë asete në treg, i cili është një “stabilizues automatik efektiv” për të mbështetur Eurozonën.

Lexo po ashtu Si po ndikon Coronavirusi në ekonominë botërore, vendet që preken më shumë

Presidenti i Rezervës Federale të SHBA-së, Jerome Powell tha në të njëjtin takim se ai kishte “monitoruar nga afër” epideminë e lidhur me virusin e ri për një javë.

Deri më tani, rreth 500 njerëz kanë vdekur nga sëmundja dhe më shumë se 24 mijë janë infektuar në Kinë dhe 20 vende të tjera. /KP/Telegrafi/