Site icon Telegrafi

Banka Qendrore e Kosovës zgjat afatin për paraqitjen e kërkesave për ristrukturim të kredive

Në mbledhjen e sotme të Bordit Ekzekutiv është marr vendimi për zgjatjen e afatit deri më datë 30 shtator 2020 për paraqitjen e kërkesave për ristrukturim të kredive sipas Udhëzuesit për Ristrukturimin e Kredive për shkak të pandemisë COVID-19.

Afati i deritanishëm ka qenë data 31 gusht 2020.

“Udhëzuesi për Ristrukturimin e Kredive për shkak të pandemisë COVID-19 u nxor nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës më 8 qershor 2020 me qëllim të vendosjes së kritereve mbi të cilat duhet të bazohet procesi i ristrukturimit të kredive në kushtet dhe rrethanat e krijuara nga pandemia COVID-19, duke synuar që kredimarrësit në vështirësi financiare të kenë mundësi të përmbushin detyrimet e parapara me kontratë dhe të zhvillojnë aktivitetin e tyre biznesor”, njofton BQK, përcjell Telegrafi.

Sipas BQK-së, Udhëzuesi në fjalë aplikohet për të gjitha institucionet financiare të autorizuara për të ushtruar aktivitet të kredidhënies në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version