Banka Qendrore e Kosovës njofton se ka rishikuar tarifat që i aplikon ndaj bankave për transaksionet e ndërsjella monetare.
Sipas BQK-së është marr vendim që të ulet çmimorja për depozitimin e monedhave metalike.
“Është zvogëluar tarifa për depozitimin e monedhave metalike të denominuara në euro në BQK nga 5 për qind në 3.75 për qind. Ky ndryshim do të jetë efektiv nga data 1 mars 2022”, njofton BQK-ja, përcjell Telegrafi.
BQK thotë se tarifa e ndryshuar do të ndikojë në ngritjen e qasjes në shërbimet e bankave vendore me para të gatshme.
Në fund, BQK thotë se furnizimi me monedhat metalike të denominuara në euro, që nga viti 2015, tarifa e aplikueshme për bankat vendore për tërheqje është falas. /Telegrafi/