Telegrafi

Banka Qendrore e Japonisë hedhë në treg 6 miliardë dollarë

Intervenimi i ri i Bankës Qendrore të Japonisë, është ndërmarrë me qëllim që të përmirësohen kushtet për lejimin e kredive afatshkurta ndërbankare.

Intervenimet masive të bankës kanë nisur pas 15 shtatorit, kur ishte bërë e ditur bankrotimi i bankës së katërt për nga madhësia në SHBA “Lehman Brothers”.

Banka e Japonisë nga gjysma e shtatorit, çdo ditë kryen intervenime masive në treg, për çka ka ndarë më shumë se 200 miliardë dollarë.

Dy indekset kryesore të bursave në Japoni sot, gjatë përfundimit të tregtimit, kanë rënë rreth 2 deri në 2.5 për qind, me çka indikatori Nikei ishte në minus prej rreth 7,6 për qind.