Telegrafi

Banka qendrore amerikane pritet të shkurtojë interesat

Deri tani, ekonomistët e pyetur nga agjenci lajmesh thoshin se Banka Qendrore do t’i mbante interesat të pandryshuara ose do t’i rriste ato për të mbajtur nën kontroll inflacionin si pasojë e çmimeve në rritje të energjisë.

Por rënia e çmimeve të naftës ka zbutur nervozizmin rreth inflacionit dhe kriza e tanishme në tregjet financiare ka shtuar shqetësimin se bankat mund të mos kenë para të mjaftueshme për të dhënë hua.

Banka Qendrore i ka mbajtur interesat në nivel të pandryshuar dhe disa ekonomistë parashikojnë një shkurtim prej zero presje 25 përqindësh, që do ta bënte marrjen e huave më të lirë për të blerë shtëpi ose për të zgjeruar bizneset.

Një raport i qeverisë amerikane mbi inflacionin pritet të bëhet sot publik. Disa ekonomistë parashikojnë një zbutje të vogël në rritjen e çmimeve.