Telegrafi

Banka Qendrore amerikane diskuton krizën ekonomike

Në muajin shkurt ndërtimet e reja të shtëpive shënuan një rritje prej 22 përqind, që do të thotë se 583 mijë shtëpi të reja do të hidhen në treg gjithë vitin në qoftë se ndërtimi vazhdon me këtë ritëm.

Kriza ekonomike, më e rënda që ka goditur vendin që nga vitit 30-të, u shkaktua nga problemet në tregun e banesave. Shpresohet që raporti i ri t’i inkurajojë investitorët që prisnin rënie të mëtejshme të tregut të banesave.

Rezervat Federale, Banka Qendrore amerikane, e ka ulur interesin bankar në nivelin më të ulët në historinë e saj, por pritet të vazhdojë të përdorë metoda të tjera për ta bërë më të lehtë për biznesin dhe konsumatorët për të marrë hua dhe për të nxitur ekonominë. Zyrtarët do t’i njoftojnë planet e tyre nesër.

Presidenti Obama takohet sot me kryetarët e komisioneve të buxhetit të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit dhe më pas do të informojë vendin. /VoA/