Telegrafi

Banka Qendre Evropiane: frika ndaj inflacionit është pa bazë

Banka Qendrore Evropiane nuk do të kthehet tani në një prodhuese bankënotash, siguroi presidenti i Bankës me qendër në Frankfurt, Jean-Claude Trichet.

Të gjitha paratë që banka u vë në dispozicion vendeve të zhytura thellë në borxhe, do t’i tërheqë përsëri.

Banka Qendrore Evropiane kishte njoftuar më parë se do të blinte bono thesari të vendeve në vështirësi si Greqia, për t’u krijuar atyre hapësirë veprimi financiar.

Me këtë ndërhyrje Banka Qendrore shton të paktën në periudhë afatshkurtër në Eurozonë sasinë e parave në qarkullim dhe kështu edhe rrezikun për inflacion.