Site icon Telegrafi

Banka ProCredit ofron kushte speciale për blerjen e veturave

Banka ProCredit në bashkëpunim me partnerë kontraktues ofron MUNDËSI SPECIALE për blerje të veturave të reja apo mjeteve të transportit me kushte shumë të volitshme të cilat mund të përdoren për qëllime të biznesit apo private.

Kjo mundësi përfshinë blerjen e veturave të cilat plotësojnë standardet për kategorizim në vetura Efiçiente dhe vetura Hibride, standarde këto të cilat janë përcaktuar në bazë të peshës së tyre dhe emetimit të CO2.

Vlen të cekët se këto vetura janë shumë ekonomike të cilat përveçse sjellin efiçiencë për biznesin apo familjen gjithashtu nuk e ndotin ambientin!

Kush mund të përfitojë nga kjo mundësi:
• Kientët e biznesit të cilët mund t’i përdorim veturat/automjetet për qëllime biznesi
• Klientët e biznesit të cilët mund t’i përdorin veturat për qëllime private
• Klientët privatë

Partnerët kontraktues:
• Auto Trade (Toyota)
• Auto Mita (Renault, Dacia)
• Kosova Motors ( Ford)
• Auto Kacandolli (Mercedes,Suzuki)

SHUMA E KREDISË: deri në 100% të vlerës së automjetit (duke përfshirë doganën, TVSH dhe shpenzime tjera) si dhe kohëzgjatje deri në 60 muaj.
Gjithashtu, klientët përfitojnë FALAS:
• Servisim njëvjeçarë të veturës të ofruar nga partneri kontraktues
• Sigurim të palës së tretë për vitin e parë
Klientët të cilët blejnë veturat, janë të obliguar të paguajnë KASKO sigurimin e veturës/mjetit për kohën në të cilën mbahet kolateral vetura tek banka.

Për më tepër kjo mundësi për blerje të veturave ekologjike, tregon fokusin edhe qasjen e përgjegjshme të bankës ProCredit në mbrojtjen mjedisore e cila është pjesë e rëndësishme e modelit të përgjegjshëm biznesor e shoqëror dhe vlerë e integruar në filozofinë tonë bankare.

Exit mobile version