Telegrafi

Banka ProCredit me aplikacion mobil për klientët privatë

Banka ProCredit si bankë lidere në vend gjithmonë sjell risi teknologjike për klientët.

Teknologjia me vete sjell edhe përparësitë e veta të cilat ofrojnë një eksperiencë të re të bankimit.

Tashmë, banka Pro Credit sjell risinë më të fundit që ofron bankim në çdo vend e çdo kohë.

Aplikacioni mobil është risia më e fundit që ofron për klientët privatë një alternativë më të thjeshtë, të shpejtë dhe të përshtatshme për menaxhim të financave përmes telefonit.

Ky aplikacion i ri për telefonët e mençur vjen për sistemet operative (iOS dhe Android) dhe mund të shfrytëzohet edhe nga përdoruesit aktual të e-Banking.


Shkarko në App Store

Shkarko në Google Play

 

Karakteristikat e aplikacionit

Transferta ndërmjet llogarive
Transferta në kursime
Tranferta kombëtare
Bllokimi dhe zhbllokimi i kartelës
Hapja e depozitave me afat online
Rritja e limitit të tërheqjes në bankomat (deri 10 mijë euro)
Menaxhimi i limiteve dhe blerjeve online brenda limitit të ofruar nga banka
Menaxhimi i limiteve të tërheqjeve në bankomate të bankve tjera brenda limitit të ofruara nga banka


Aplikacioni vjen me dizajn të thjeshtë dhe tejet praktik përdorim që e bën këtë një risi tejet të nevojshme.

Qasja në aplikacion të bankës Pro Credit bëhet me anë të emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit që klientët posedojnë për kyçje në e-Banking.

Banka Pro Credit konfirmon se mban kështu primatin në sjelljen e risive të reja teknologjike në fushën e financave në vendin tonë.

/Telegrafi/

Artikull i Sponsoruar