Site icon Telegrafi

Banka Popullore: Rritje solide e ekonomisë në tremujorin e parë

“Rritja e ekonomisë vendore në çerekun e parë të këtij vitit është solide, ndërsa të dhënat për periudhën prill dhe maj, dërgojnë në vazhdimin e ndryshimeve të favorshme në ekonomi dhe pritjet për rritje solide ekonomike këtë vit”.

Kjo thuhet në raportin e ri tremujor të Bankës Popullore (BP), në të cilin theksohet se aranzhimi monetar është adekuat me kushtet e vazhdueshme ekonomike dhe financiare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në muajt prill dhe maj, ndryshimet e përshtatshme në ekonomi janë të dukshme përmes rritjes së përshpejtuar të tregtisë dhe vazhdimin e rritjes së industrisë.

“Më të dhënat më të reja inflacioni është nën nivelin projektues. Inflacioni në qershor të këtij viti është 0,3 përqind, me çka shkalla mesatare vjetore në tremujorin e dytë të vitit 2019 është 1,2 përqind”.

“Te rezervat devizore në tremujorin e dytë ka rritje në krahasim me fundin e tremujorit të dytë, që vjen si pasojë e intervenimeve në tregun devizor nga ana e Bankës Popullore me blerjen e devizave”, thonë nga Banka Popullore.

Sipas Bankës Popullore analiza e treguesve për përshtatshmërinë tregon se ata edhe më tutje janë në zonën e sigurt.

Të dhënat për tregun e ndryshuar deri në qershor tregojnë se janë realizuar neto të ardhurat nga transferet private në nivel në pritjet për tremujorin e dytë./Telegrafi/

Exit mobile version