Banka Popullore apelon te pensionistët të cilët kanë kartela debitore dhe të cilët tashmë prej nesër do të mund ta marrin pensionin, ta shfrytëzojnë kartelën për pagesë atje ku është e mundshme pagesa.
Apelohet edhe te ato pensionistë të cilët nuk kanë kartelë ta plotësojnë kërkesën e cila do t’u jepet në filialet gjatë pagesës së pensionit.
Prej atje rekomandojnë te klientët tjerë të përmbahen nga shkuarja në bankat në periudhën nga ora 8-12 me qëllim që t’u jepet prioritet qytetarëve më të moshuar të cilët kanë nevojë për shërbime bankare.
Rekomandim është edhe gjatë një shkuarje një bankë të përfundohen të gjitha shërbimet bankare për të cilat nevojitet prania fizike në filiale.
“Siç është thënë, obligohet të mbahet pajisje mbrojtëse personale për hundën dhe gojën. Të respektohen udhëzimet për distancë përkatëse nga personat tjerë, para dhe në objektet e bankave. Apelojmë për respektim të orarit, me
çka do të mundësohet numri i personave në banka dukshëm të zvogëlohet, në interes të shëndetit”, thonë nga Banka Popullore.
Nga Banka Qendrore citojnë se qasja e tillë sistematike e cila do të zbatohet për pagesë të pensionieve të muajit Prill do t’i japë rezultatet e pritura.