Banka Popullore informoi se fondet e qytetarëve në llogaritë bankare janë të sigurta dhe të disponueshme në çdo kohë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky njoftim nga i Bankës Popullore vjen pasi qytetarët u ankuan sot se nuk mund të paguajnë me kartela bankare, as të tërheqin para nga bankomatet. Pastaj Shoqata e Bankave të Maqedonisë lëshoi një deklaratë për opinionin, e cila konfirmoi se ka problem me disa nga kartelat bankare për tërheqjen e parave dhe kryerjen e pagesave në tregti.
“Në pajtim me informacionin nga njoftimi i publikuar nga Shoqata e Bankave të Maqedonisë, Banka Popullore e informon opinionin se mosdisponueshmëria e përkohshme e disa prej shërbimeve me kartela pagese ka të bëjë me sistemet e markave të kartelave Visa dhe Mastercard. Deri në tejkalimin e tyre, klientët mund të përdorin shërbimet e nevojshme bankare në degët dhe filalet e bankave”, thonë nga Banka Popullore.
Nga Banka Popullore shtojnë se në vazhdimësi e monitorojnë situatën dhe janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse dhe bankat komerciale me qëllim tejkalimin sa më të shpejtë të pengesave për mbarëvajtjen e shërbimeve./Telegrafi/