Këshilli i Bankës Popullore të Maqedonisë e ka shqyrtuar dhe miratuar raportin financiar dhe llogarinë vjetore të bankës, për vitin 2017, që ishin lëndë shqyrtimi të një shoqate të pavarur për revizion.
Sipas kësaj shoqate, raporti financiar tregon gjendjen financaire për vitin 2017 në mënyrë objektive, në të gjitha aspektet, si edhe rezultatet e punës së rrjedhjes monetare për vitin që përfundoi, të gjitha këto në pajtim me standardet ndërkombëtare për raporte financiare.
Në lidhje me raportin e punës së revizionit të brendshëm për vitin 2017, u konstatua se Drejtoria për revizion të brendshëm të Bankës Popullore e ka kryer programin e saj për punë.
Këshilli konsideron se është realizuar me sukses Programi i punës të Bankës Popullore për vitin 2017./Telegrafi/