Telegrafi

Banka nuk i jep pensionin sepse është 117-vjeçare, ajo e padit dhe fiton (Foto)

Bankën që nuk i jepte pensionin, María Félix Nava, e njohur ndryshe si Dona Mariquita, e lindur në vitin 1900, e ka paditur në gjykatë.

E moshuara 117-vjeçare, me origjinë nga Jalisco në Meksikë, nuk mund të merrte dot pensionin për shkak të moshës së saj.

Gazeta argjentinase “Clarìn” shkruan se bankat nuk u japin pension personave që e kalojnë moshën 110- vjeçare.

Dona Maria nuk e kishte menduar se do jetonte kaq gjatë dhe aq më pak se ky bekim i Zotit, mund të kthehej në problem.

Pavarësisht kësaj, përcjell gsh, e moshuara nuk u ndal me kaq. Ajo e paditi bankën dhe pas një beteje të gjatë ligjore, fitoi të drejtën e pensionit.

María Félix ka probleme me shikimin dhe kequshqyerjen edhe për shkak të mungesës së pensionit, pasi për 7 vjet nuk mundi të merrte pagesën, përfshi edhe ato të prapambeturat.