Telegrafi

Banka JP Morgan Chase njofton të ardhura të mëdha

Kjo bankë gjigante tha githashtu se do t’u japë punonjësve 9.3 miliardë dollarë në paga dhe shpërblime. “JP Morgan Chase” është banka e parë e madhe që raporton për të ardhurat e periudhës nëntor-dhjetor.

Raporti del një ditë pasi Presidenti Barak Obama kritikoi bankat kryesore për shpërblimet tepër të mëdha, megjithëse morën ndihma të mëdha financiare nga qeveria për të kapërcyer krizën.

Gazeta “Wall Street Journal” shkruante sot se 38 firmat më të mëdha financiare të Shteteve të Bashkuara kanë në plan t’u paguajnë punonjësve të tyre një shumë rekord prej 145 miliardë dollarësh për 2009.