Telegrafi

Banka japoneze blen aksionet amerikane

Ndersa vlera e aksioneve te saj po bjente vazhdimisht gjatë javës së kaluar banka Morgan Stanley po kërkonte mënyra se si të mos falimenonte, duke përfshirë këtu edhe shitjen e aseteve të saj ndonjë banke tjetër.

Por ndërsa çmimi i aksioneve të saj filloj të rritet pas lajmit rreth planit të thesarit amerikan për të blerë asetet e bankave që po ballafqohen me probleme, edhe e ardhmja e saj duket të jetë më pak e dëshpëruar.

Tani Morgan Stanley vendosi që të pranoj një sasi të konsiderueshme të të hollave nga grupi financiar Mitsubishi i cili do të blejë një të pestën e aksioneve të saj.

Gjatë fundjavës Morgan Stanley dhe banka tjetër e investimeve Goldman Sachs kërkuan që të klasifikohen si banka komerciale që nënkupton se ato do të rregulloheshin nga banka qëndrore amerikane apo rezervat federale duke patur kështu më shumë qasje në kreditë federale.