Telegrafi

Banka Gjermane paralajmëron rritje rekord të kapitalit

Përmes lëshimit në qarkullim të aksioneve të reja institucioni më i madh bankar në Gjermani planifikon grumbullimin e 9,8 miliardë eurove.

Shefi i bankës Gjermane Josef Ackermann njoftoi se kështu do të financohet marrja e kontrollit të plotë mbi bankën Postbank. Përveç kësaj Banka Gjermane planifikon forcimin e pjesës së kapitalit vetanak. Banka Gjermane është pjesëmarrëse me rreth 30 për qind në Postbank. /Dw/Telegrafi/