Site icon Telegrafi

Banka Evropiane për Investime i jep Rumanisë 450 milionë euro për programin e zhvillimit rural

Banka Evropiane për Investime njoftoi se do t’i jep Rumanisë 450 milionë euro për të financuar projektet brenda Programit të Zhvillimit Rural të vendit.

Fondet do të mbështesin modernizimin e 3,000 fermave dhe do të bashkëfinancojnë 400 projekte të përqendruara në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore, si dhe 750 skema për të përmirësuar shërbimet për popullsinë rurale.

Kredia do të mbulojë pjesërisht kontributin e buxhetit të shtetit në një numër masash nën Programin e Rumanisë për Zhvillimin Rural.

“Kështu që investimet në bujqësi dhe zhvillim rural do të rrisin konkurrencën dhe do të përmirësojnë infrastrukturën rurale në të gjithë vendin”, tha ministri rumun i Financave, Eugen Teodoroviçi, përcjell Telegrafi.

Huaja e bankës do të bashkëfinancojë projekte të zhvillimit rural të mbështetur nga fondet e BE-së që arrijnë 5.4 miliardë euro në të gjithë Rumaninë.
Ky është operacioni i dytë i bankës që mbështet zhvillimin rural të Rumanisë. /Telegrafi/

Exit mobile version