Telegrafi

Banka Evropiane hedh miliarda euro në treg

Oferta e Bankës Qendrore Evropiane vlen për një periudhë dyjavore. Ajo përkon me vendimin e Bankës së Anglisë për t’iu ofruar 23 miliardë dollarë institucioneve financiare britanike.

Këto hapa hidhen në një kohë kur tregjet ndërkombëtare po hasin probleme të mëdha për shkak të krizës së kredive për shtëpitë në Shtetet e Bashkuara.

Disa banka qendrore kanë plane për të hedhur para shtesë në tregjet monetare në kuadrin e një përpjekjeje të përbashkët në ndihmë të ekonomisë globale. /bbc/