Në vitin 2012, Banka Evropiane e Investimeve (BEI) ka siguruar 100 milionë hua për Maqedoninë për mbështetje të zhvillimit, përmirësimit të qasjes në financa për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas korrespondentit të AIM-së nga Luksemburgu, kjo është pohuar nga vetë banka e BE-së dhe këto para janë pjesë e buxhetit prej 6 miliardë euro të ndara për Ballkanin Perëndimor.
BEI deklaron se me këto mjete BE-ja ka kontribuar në hapjen e 16.5 mijë vendeve të punës. Janë siguruar financime të 44 ndërmarjeve të vogla ose të mesme dhe katër ndërmarje mesatare të mëdhaja./Telegrafi/