Banka Ekonomike do të jetë sponzor i ri i klubit nga Superliga e Kosovës në futboll, KF Hajvalia. Banka Ekonomike duke dashur që gjithmonë të përkrahë aktivitetet sportive dhe në të mirë të shoqërisë, ka vendosur që të ndihmojë KF Hajvalinë me mjete financiare për stinorin e ri 2014-2015. Marrëveshja është nënshkruar dje në mes të zyrtarëve të Bankës Ekonomike dhe udhëheqësve të klubit prishtinas i cili është pretendenti kryesorë për titullin e kampionit në Kosovë.
Nora Uka, Menaxhere e Marketingut në Bankën Ekonomike, ka thënë se gjithmonë është kënaqësi kur ndihmojnë klubet sportive në vend për t’iu bërë më të lehtë funksionimin e tyre. “Banka Ekonomike ka një përgjegjësi të lartë sociale dhe sponsorizon aktivitete sportive dhe kulturore vendore në mënyrë që të ndihmojë në kultivimin dhe zhvillimin e një shoqërie të shëndoshë. Synimi jonë është që këta sportistë të bëhen lider në këto sfera dhe përmes ndihmës financiare ne t’ua mundësojmë kultivimin e talenteve të tyre sportive, duke mos u brengosur shumë për pjesën financiare të mbarvajtjes së ekipës, ka thënë Uka.
Në anën tjetër Kryetrajneri i KF Hajvalisë, Ismet Munishi është shprehur shumë i lumtur pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje. Ai ka premtuar se me rezultate positive do të bëjnë që edhe sponzorët e saj të ndihen krenarë dhe pjesë të suksesit të tyre. Në të ardhmen presim që marrëdhëniet tona me sponzor të forcohen dhe të kemi mbështetje edhe më të madhe. Ne i falënderojmë dhe ju premtojmë lojëra të mira dhe rezultate kulminante që edhe sponzorët tanë të ndjejnë veten si pjesë të suksesit dhe pjesë dhe pjesë të klubit tonë”, ka thënë Munishi.
Kjo nuk është hera e parë që Banka Ekonomike ka ndihmuar klubet sportive kosovare dhe assesi nuk do të jetë as e fundit, duke vazhduar kështu të japim kontributin tonë për sportin dhe aktivitetet në të mirën e përgjithëshme shoqërore.
Artikull i sponsorizuar