Site icon Telegrafi

Banka Ekonomike siguron klientët se llogaritë dhe mjetet e tyre janë të sigurta

Pas lajmit se hakerët kanë hyrë ne llogaritë e klientëve të Bankës Ekonomike, ka reaguar kjo e fundit.

Banka Ekonomike njofton se ka qenë cak i një sulmi kibernetik, ku për pasojë një numër i caktuar i sistemeve janë infektuar me virus dhe të njëjtin janë izoluar me kohë duke siguruar që janë zbatuar masat më të larta të sigurisë në këtë aspekt.

“Banka Ekonomike menjëherë pasi që ka ndodhur rasti, ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm ligjor duke njoftuar të gjitha organet kompetente dhe të njëjtat janë duke e hetuar rastin.

Banka Ekonomike i siguron të gjithë klientët e saj, se të gjitha llogaritë dhe mjetet e klientëve tanë, si dhe të dhënat e tyre janë të sigurta, pasi që ky sulm ka të bëjë me rrjedhjen e informatave që lidhen me fushën e privatësisë.

Lexo po ashtu Pas sulmit kibernetik ndaj Bankës Ekonomike, BQK thotë se paratë në llogari të klientëve janë të sigurta

Banka Ekonomike edhe një herë ju kërkon falje të gjithë klientëve për shqetësimet eventuale që mund të kenë pasur, por dëshirojmë të theksojmë edhe njëherë se nuk ka hapësirë për shqetësim lidhur me mjetet e tyre në Bankën Ekonomike, pasi që të njëjtat janë të sigurta.

Për fund, njoftojmë të gjithë personat që publikimi i informatave personale në mënyrë të pa autorizuar përbën vepër penale, prandaj edhe kërkojmë që menjëherë të ndalet shpërndarja e këtyre informatave”, thuhet në njoftim.

Ndaj këtij sulmi kibernetik ka reaguar edhe BQK.

BQK ka bërë të ditur se i ka informuar edhe organet shtetërore, teksa ka shtuar se mjetet në llogari të klientëve janë të sigurta./Telegrafi/

Exit mobile version