Telegrafi

Banka Ekonomike me “E-banking”

Valon Lluka, drejtor i përgjithshëm i Bankës Ekonomike, tha se përmes këtij shërbimi klientët mund të kursejnë kohën e tyre duke menaxhuar me llogaritë e tyre bankare, përfshirë edhe llogarinë e kursimit dhe depozitën me afat nga çdo vend dhe në çdo kohë që kanë qasje në internet.

“’E-banking’ ofron qasje edhe të gjendjes momentale të kredisë dhe mbitërheqjeve duke përfshirë normën e interesit dhe afatin e kredisë. Po ashtu, mundëson realizimin e transfereve si dhe kryerjen e pagesave të faturave komunale”, tha Lluka.

 

Po ashtu sipas zyrtarëve, të kësaj banke, kompanive do tu mundësohet procedimi i pagave të punëtorëve në mënyrë grupore.

Banka Ekonomike së shpejti do të lansojë edhe shumë produkte e shërbime të tjera bankare, atraktive për klientë të cilat do ta forcojnë edhe më shumë pozitën e Bankës Ekonomike të treg. /Telegrafi/