Telegrafi

Banka Ekonomike lansoi kartelat MasterCard dhe Visa

Me kartelat MasterCard dhe VISA klientët mund të tërheqin para të gatshme (CASH) në çdo bankomat (ATM) të Bankës Ekonomike dhe në çdo bankomat (ATM) tjetër ku shfaqet logoja MasterCard dhe VISA, në Kosovë dhe në mbarë botën .

Gjithashtu këto kartela janë të dedikuara edhe për blerje në pika të shitjes (POS Terminale) në Kosovë dhe në mbarë botën.

Me kartelat MasterCard dhe VISA, klientët e Bankës Ekonomike do të mund të paguajnë në çdo pikë shitje (POS Terminal) kudo në Kosovë pa provizion, tha Valon Lluka Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Ekonomike.

Po ashtu, Lluka bëri të ditur se klientët e Bankës Ekonomike mund të aplikojnë falas për debit dhe kredit kartela.

Me lansimin e këtyre kartelave Banka Ekonomike tashmë është lider në treg për nga llojllojshmëria e kartelave ndërkombëtare. /Telegrafi/