Telegrafi

Banka Ekonomike korrekte në treg

Drejtori i Bankës Ekonomike, Valon Lluka tha për Telegrafin se depozitat në Bankën Ekonomike vazhdimisht kanë shënuar rritje, ndërsa deri në fund të shtator depozitat e klientëve kapin shumën prej rreth 104 milionë euro.

Sipas tij, sektorët më të kredituar nga kjo bankë janë ai i tregtisë, ndërtimtarisë, prodhimit, bujqësisë dhe sektor të tjerë të cilët kanë një rol të madh në zhvillimin e ekonomik të vendit.

Lluka, po ashtu ka treguar se banka ka lëshuar shumë produkte të reja duke filluar nga e-banking, debit dhe kredit kartelat ndërkombëtare Visa dhe Mastecard, ndërkaq po ashtu kanë filluar të ofrojnë pako të ndryshme për klientët.

“Si bankë vendore që jemi, kohët e fundit kemi dëshmuar që jemi shumë konkurrent në treg, gjë që tregon rritja e vazhdueshme e aseteve të bankës. Jemi shumë të lumtur që edhe qytetarët janë vetëdijesuar, ku shumë prej tyre hapin llogari çdo ditë dhe kanë besim për kursimet e tyre. Kjo dëshmohet edhe në ndryshimin pozitiv që e kemi pasur në strukturën e depozitave ku pjesën më të madhe e zënë depozitat e qytetarëve. Mbi të gjitha, vlen të theksohet që Banka Ekonomike ka rritur edhe pjesëmarrjen në tregun bankar të Kosovës”, tha ai.
Lluka ka treguar se kredit e këqija në Bankën Ekonomike qëndrojnë mjaft mirë. Kapitali i bankës, sipas drejtorit është 12 milionë euro. /Telegrafi/