Site icon Telegrafi

Banka Ekonomike hapi nëndegën në Lipjan

Në nëndegën e re klientët mund të shërbehen me të gjitha produktet dhe shërbimet bankare si: hapje e llogarisë, kursime, depozita, MasterCard dhe VISA, kurs këmbimi, pagesa vendore dhe ndërkombëtare, të gjitha llojet e kredive, bankomat (ATM) etj.

Hapja e kësaj nëndege, edhe më tej ka përforcuar pozitën e Bankës Ekonomike si institucioni bankar më vizionar në Kosovë, duke punuar çdo herë që të jetë më afër klientëve të saj.

Banka Ekonomike aktualisht numëron 46 zyre për shërbim të klientëve anembanë Kosovës. Objektivat për vitin 2011 janë për rritje akoma më të madhe të rrjetit të degëve dhe nëndegëve në vend. /Telegrafi/

Exit mobile version