Site icon Telegrafi

Banka Ekonomike dhuron donacion për QKUK

Në kuadër të përgjegjësisë sociale, Banka Ekonomike vazhdon të përkrah fëmijët duke dhuruar donacion për QKUK, respektivisht Klinikën e Pediatrisë , Reparti Hematologjisë-Onkologjisë

Sistemi shëndetësor, e në veçanti shëndeti i fëmijës vazhdon të jetë sfidë e madhe e shoqërisë tonë.

Prandaj, duke pasur parasysh që fëmijët janë gurthemel i një kombi e shoqërie, Banka Ekonomike ka vendosur të dhurojë donacion për QKUK, respektivisht Klinikën e Pediatrisë, Reparti Hematologjisë-Onkologjisë.

“Ndonëse një kontribut modest, megjithatë përmes këtij donacioni ne kemi synuar të furnizojmë me inventar të ri dhe po ashtu të përmirësojmë ambientin e punës me qëllim që të ofrohen kushte sa më të mira për punë, dhe kështu të trasojmë një të ardhme të sigurt për fëmijët”, thotë Merita Gjyshinca-Peja, Kryeshefe Ekzekutive.

Ky donacion është pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të Bankës Ekonomike për ngritjen e vetëdijesimit dhe përgjegjësisë sociale të shoqërisë sonë.

Exit mobile version