Banka Ekonomike sot ka shënuar një moment të veçantë dhe historik duke inauguruar degën e saj të re në Mitrovicën e Veriut, dhe duke zgjeruar edhe më tej rrjetin e saj në të gjithë territorin e Kosovës.
Kjo degë e re vjen si rezultat i angazhimit të vazhdueshëm të Bankës Ekonomike për të ofruar shërbime lehtë të qasshme dhe mbështetje financiare për qytetarët dhe bizneset e kësaj zone.
Si një nga institucionet kryesore financiare në vend, aktualisht, Banka operon me një rrjet prej 33 njësish bankare, përfshirë 7 degë në qendrat kryesore dhe 26 nën-degë të shpërndara në komunitete më të vogla, duke u mundësuar qytetarëve qasje të shpejtë dhe të sigurt në shërbimet bankare.
Hapja e degës në Mitrovicën e Veriut është një hap tjetër drejt misionit të Bankës për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të çdo zone të Kosovës dhe për të krijuar mundësi të reja për klientët e saj.