Site icon Telegrafi

Banka e spermës u ofron që fëmija të ju duket si Brad Pitt

Në Los Angeles gjatë disa ditëve të fundit është bërë modë që të kesh fëmijë i cili i ngjan dikujt të famshëm. Grave këtë gjë ua mundëson banka e re e spermës "California Cryobank". Banka për dhurues ka meshkujt të cilët ngjajnë me ndonjë person të famshëm. Klientëve u janë ofruar në dispozicion katalogët ku afër emri të dhuruesit qëndron fotografia e yllit në të cilin ngjan.

“E kemi bërë këtë gjë sepse klientët tonë gjithmonë na pyesin se kujt i ngjanë dhuruesi i spermës, prandaj me këtë mënyrë vetëm sa i kemi lehtësuar shumë gjëra. Shumë prej tyre kanë dashur që fëmija i tyre të ngjajë me Brad Pittin apo George Clooneyn”, ka thënë Scott Brown përfaqësues nga banka e spermës.

Në bankë thonë se zgjedhin shumë dhe marrin vetëm një për qind të dhuruesve të cilët paraqiten, mirëpo përkundër kësaj në bankë ka spermë të mjaftueshme. Klientët e bankës mund të insistojnë të dinë për gjatësinë e dhuruesit, ngjyrën e syve, ngjyrën e flokëve, e në bazën e të dhënave do të radhiten menjëherë dhuruesit të cilët kanë ngjashmëri me një apo më shumë persona të famshëm.

Exit mobile version