Telegrafi

Banka e Shqipërisë ul normën e interesit me 0.5%

Guvernatori i BSH-së, Ardian Fullani në një konferencë për shtyp, pas mbledhjes së këshillit mbikëqyrës së Bankës tha se tre mujori i tretë i vitit 2009 ka shënuar një rritje pozitive, duke u shprehur se në periudhën janar-shtator 2009 inflacioni ka qenë në 2 për qind.

Duke komentuar vendimin e Këshillit Mbikëqyrës, Fullani tha se efektiviteti i uljes së normës së interesit do të varet nga sjellja e tregut, ku një rol parësor kanë politikat fiskale.

Guvernatori tha se tërheqja e investimeve të huaja duhet të përbejnë fokusin me të madh të politikave të zhvillimit.

“Kontributi më i mirë i Bankës së Shqipërisë dhe masa që vjen sot është që inflacioni të jetë në nivel normal dhe banka garanton që inflacioni do të jetë në nivele të ulëta”, deklaroi Fullani.

Mes tjerash Fullani tha se deficiti ka pësuar një rënie të lehtë, ndërkohë që investimet dhe eksportet kanë shënuar rënie, gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2009.

i tha se është rritur numri i depozitave në muajin gusht, duke u shprehur se kursimet në depozita janë të kënaqshme, ndërsa norma e papunësisë ka qenë në 12.7 për qind. /alsat/