Telegrafi

Banka e Shqipërisë lehtëson mbikëqyrjen e bankave

Vendimi i publikuar të mërkurën nga e përditshmja "Mapo" u mor gjatë një takimi të Bankës së Shqipërisë me bankat tregtare në vend. Bëhet fjalë për lehtësimin e të paktën dy rregulloreve, njëra që ka të bëjë me administrimin e rrezikut të kredisë dhe tjetra që ka të bëjë me ekspozimin ndaj rrezikimeve të mëdha.
Banka Qendrore u ka kërkuar bankave të tjera tregtare që të jenë me agresive në kreditim dhe të fokusohen në sektorët e ekonomisë që janë me fitim. /Telegrafi/