Telegrafi

Banka e keqe, bankomati i mirë: Klientët morën dyfishin e parave të kërkuara!

Në fakt, makina e parave po jep dyfishin e parave të kërkuara, si pasojë e një çrregullimi teknik.

Shumë shpejtë është përhapur lajmi se nga ky bankomat po dalin parat, derisa kanë intervenuar banka, pronë e së cilës është makina, transmeton Telegrafi.

Kjo gjë është vërejtur në mëngjes, kur një njeri ka marrë 20 funte, megjithëse kishte kërkuar vetëm 10.

Në kontrollin e bërë llogarisë, ai ka gjetur se nuk i janë hequr paratë që i janë dhënë më shumë. Mirëpo, banka ka të dhëna se kush ka tërhequr para dhe do t’i ndaloi nga llogaritë e tyre, pra pjesën që kanë marrë më shumë. /Telegrafi/