Telegrafi

Banka e Japonisë ul interesat

Ekonomia japoneze po përballet me uljen e nivelit të eksporteve dhe qeveria e Tokios parashikon që prodhimi i përgjithshëm kombëtar të mos shënoje fare rritje deri në tremujorin e parë të vitit 2010.

Kompani të mëdha si Honda dhe Sony parashikojnë ulje të konsiderueshme të fitimit, ndërsa po shtohet numri i kompanive të vogla e të mesme që falimentojnë. /bbc/