Telegrafi

Banka e Detit të Zi do të rrisë financimet në Shqipëri

Presidenti i bankës, Andrey Kondakov, tha se, veç financimit të projekteve në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, Banka e Detit të Zi do të zgjerojë bashkëpunimin me linja kredie për bankat tregtare.

Hapi i parë ka qenë marrëveshja e firmosur muajin e kaluar me Bankën Credins. Banka e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim ka 7 projekte aktive në Shqipëri, me vlerë 62 milionë euro.

Veç linjës së kredisë me Bankën Credins, financime të rëndësishme janë ato që i janë akorduar Albtelecom, Kurum dhe spitalit Hygeia. /Telegrafi/