Për herë të parë që prej vitit 2009, Banka e Anglisë uli normat e interesit, në një kohë që ekonomia britanike po rrëshqet në recesion si pasojë e Brexit më 23 qershor.
Banka, tre javë më parë zhgënjeu pritshmëritë e tregjeve duke lënë të pandryshuara normat e interesit. Të dhënat e fundit tregojnë se ekonomia britanike po tkurret me hapin më të shpejtë që prej kohës kur Banka e Anglisë uli për herë të fundit normat e interesit, në vitin 2009.
Asokohe, Mbretëria përjetonte recesionin më të thellë që prej atij të viteve `30.
Për të shmangur një spirale të rrezikshme dhe depresionin, Banka e Anglisë vendosi të ulë normat e interesit pranë minimumit historik të 0.25 për qind, duke ofruar kështu stimuj monetarë si zgjidhja e parë për të nxitur ekonominë.
Në 322 vite histori të Bankës së Anglisë, kjo është e para herë që normat e interesit prekin një nivel të tillë minimal. /Telegrafi/