Telegrafi

Banka e Anglisë: Reduktohet pabarazia

Banka e Anglisë ka bërë të ditur se pabarazia e pasurisë është reduktuar nga programi i lehtësimit sasior të prezantuar pas krizës financiare, duke larguar dyshimet se këto politika monetare kanë përqendruar pasurinë në më pak persona.

Në një studim, hulumtuesit e bankës pohuan se koeficienti Gini i Mbretërisë së Bashkuar, një masë e përdorur gjerësisht për pabarazinë në pasuri, ka rënë ndjeshëm në krahasim me skenarin ku Banka Qendrore nuk ndryshon politikat monetare pas krizës.

Në vitin 2008, ndërkohë që kriza solli recesionin global, banka nisi të injektojë para në mënyrë direkte në ekonomi, duke blerë 435 miliardë paund obligacione qeveritare deri në gusht të 2016. Në studim nuk u morr parasysh blerja shtesë prej 70 miliardë paund që erdhi pas Brexit.

Kritikët e kësaj politike kanë thënë se paraja e injektuar nga banka ka përfunduar në duart e të pasurve. /Telegrafi/