Telegrafi

Banka e Amerikës, humbje prej 1 mld usd

Shifra në fjalë është krahasuar me përfitimin neto prej 3.2 miliardë në 3 mujorin e mëparshëm dhe me fitimin prej 1.2 miliardë në të njëjtën periudhe të vitit te kaluar.

Por drejtuesi i bankës, Kenneth Lewis, ka deklaruar se ndihet i inkurajuar nga sinjalet pozitive që janë regjistruar me parë, me rënien e nivelit të borxheve të këqija.

Banka e Amerikës është e katërta për nga madhësia në Shtetet e Bashkuara që raporton rezultatet e saj në tremujorin e fundit.

Lajmi për humbjen e saj pritet të ndikojë negativisht në Evrope, si dhe të bëjë që Wall Street të regjistrojë rënie. /Telegrafi/tch/