Telegrafi

Banka Botërore zvogëloi parashikimet për 2009-ën, FMN-ja i rriti për 2010-ën

Recesioni, që filloi në ekonomitë e pasura, pritet të përhapet edhe në disa vende në zhvillim, bëhet e ditur në raportin.

Kryetari i Bankës Botërore, Robert Zelik, theksoi se në vitin 2010 mund të pritet njëfarë rritje ekonomike, por tempoja e përmirësimit edhe e pasigurtë, meqë shumë vende në zhvillim edhe më tutje do të jenë nën trysninë e krizës.

Përkundër pohimit të këtillë, FMN-ja sot në një raport të ndarë parashikon rritje të ekonomisë botërore në vitin 2010 prej 2,4 për qind.

Këto parashikime mbështeten në disa tregues, siç është rritja e qarkullimit në shitjen me pakicë, rënia e numrit të të papunëve në SHBA dhe rritja e kërkesës për energji në botë.