Site icon Telegrafi

Banka Botërore do t’i jap Kosovës një kredi prej 14.6 milionë euro

Ekipi Negociator për Projektin për Patundshmëri dhe Infrastrukturë Gjeo-hapësinore ka përmbyllur në Prishtinë negociatat për kredi koncesionale për projektin për patundshmëri dhe infrastrukturë gjeo-hapësinore me Bankën Botërore, në vlerë prej 14.6 milionë euro.

Sipas Ministrisë së Financave, ky projekt ka për qëllim rritjen e cilësisë së administrimit të tokës, të dhënave, si dhe shërbimeve gjeo-hapësinore, rindërtimin e kadastrave, si dhe rritjen e transparencës përmes qasjes në këto të dhëna për të gjitha zonat kadastrale në Kosovë, përmes platformave të ndryshme elektronike, duke kontribuar kështu drejtpërdrejt në ekonominë e vendit dhe tregut të patundshmërive. /Telegrafi/

Exit mobile version