Site icon Telegrafi

​Banka Botërore do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën

Në takim u diskutua për projektet aktuale të Bankës Botërore në Kosovë si dhe për projektet e reja që pritet të realizohen në tri vitet e ardhshme.

Ministrja Bajrami e njoftoi Paolucci me punën e Ministrisë së Financave rreth menaxhimit të financave publike, realizimit të projekteve qeveritare, si dhe rreth politikave të Qeverisë së Kosovës për rigjallërimin e ekonomisë. Ajo falënderoi përfaqësuesit e BB-së për bashkëpunimin e deritashëm në projekte të shumta të cilat kanë kontribuar në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit tonë.

Nga ana e tij Massimiliano Paolucci theksoi se Banka Botërore do të vazhdojë përkushtimin e saj për të mbështetur Kosovën në projekte të rëndësishme që fuqizojnë ekonominë dhe kontribuojnë në zhvillimin e gjithmbarshëm të Republikës së Kosovës.

Palët u pajtuan që të intensifikojnë bashkëpunimin bilateral me qëllim të realizimit të suksesshëm të projekteve zhvillimore aktuale dhe përgatitjes së atyre vijuese.

Exit mobile version