Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi, priti në takim Shefin e Bankës Botërore në Kosovë Marco Mantovanelli.
Gjatë takimit, Mantovanelli prezantoj Kornizën e re të Bashkëpunimit ndërmjet Bankës Botërore dhe Kosovës. Në veçanti, u diskutuan zhvillimet në sektorin e energjisë, teknologjisë informative, bujqësisë dhe zhvillimit të sektorit privat.
Po ashtu, gjatë takimit u diskutuan prioritetet në kuadër të agjendës Evropiane, me ç’rast Zëvendësministri Ilazi prezantoj prioritetet kyçe që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe u diskutuan mundësitë e mbështetjes së Bankës Botërore për institucionet e Kosovës. /Telegrafi/