Site icon Telegrafi

Banka Botërore do të jep 27 milionë euro për ndërtimin e çerdheve të reja në Maqedoni

Ministria e Financave do të lidhë marrëveshje me Bankën Botërore (BB) për të siguruar fonde në shumën prej 28.7 milionë euro për përmirësimin e shërbimeve sociale.

Projekti, siç theksohet nga Ministri i Financave, Dragan Tevdovski në sqarimin e propozimin e ligjit në Kuvend, mbulon zgjerimin e kapaciteteve për kujdesin dhe edukimin parashkollor nëpërmjet ndërtimit të objekteve të reja dhe transformimit ose përmirësimit të infrastrukturës ekzistuese të institucioneve parashkollore.

Propozim ligji që do të lejojë financimin e projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale sot hyri në procedurë parlamentare. /Telegrafi/

Exit mobile version