Site icon Telegrafi

Banka Botërore sot shpalos raportin për Maqedoninë

“Ribalancimi për rritje më të fuqishme” është titulli i edicionit të nëntë nga seria e raporteve për situatën e ekonomive në Evropën Juglindore (EJL 6 Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia) që sot do ta promovojë Banka Botërore.

Raportin rajonal do ta prezantojë Galina Andonova Vinçelete, ekonomiste kryesore e BB-së për rajonet e Evropës dhe Azisë Qendrore dhe bashkëautore e Raportit përmes një video linku, i cili do të sigurohet me zyre e Bankës Botërore në EJL 6 vendet. Përveç Andonova Vinçelete në pyetje do të përgjigjen edhe ekonomistë tjerë nga BB-ja për vendet e përmendura.

Në Shkup raportin do ta prezantojnë Ivajlo Izvorski, menaxher i Sektorit për makroekonomi dhe menaxhim fiskal pranë BB-së dhe Bojan Shimbov, ekonomist nga zyra e Bankës Botërore./MIA/Telegrafi/

Exit mobile version