Site icon Telegrafi

Banka Botërore: Sasia dhe cilësia e kapacitetit njerëzor në Maqedoni është përkeqësuar

Banka Botërore (BB) vlerëson se cilësia dhe sasia e kapitalit njerëzor në Maqedoni është duke u përkeqësuar. Sipas tyre, dy e treta e 15 vjeçarëve të Maqedonisë nuk kanë arsimim funksional, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, shqetësues është edhe prirja e rënies së fuqishë punëtorë në dy vitet e fundit, posaçërisht te popullsia e re e vendit. Mbi 40% e popullsisë aktive nuk është e përfshirë në tregun e punës.

BB-ja vlerëson se Maqedonia ka edhe normën më të ulët për regjistrimin e fëmijëve në shkollat fillore dhe të mesme. Shqetësuese vlerësohet fakti që numri më i madh i punësimeve në Maqedoni paguhet nga shteti, respektivisht 80% e punësimeve bëhen nga shteti.

Mirëpo rritje të punësimeve ka edhe në sektorin privat, më së shumti në kompanitë e jashtme në zonat ekonomike, kompani që gjithashtu marrin subvencione nga shteti./Telegrafi/

Exit mobile version